Opoja.net

Gurët në veshka shfaqen pa paralajmërim

Shëndeti

Prania e gurit zbulohet me ultrazë, derisa zalli më së shpeshti diagnostikohet me fotografim rëntgeni. Për eliminimin e zallit dhe gurit më e rëndësishme është që të pihet sasi e madhe uji.

Krijimi i gurëve në veshka, në kanale të urinës apo në fshikëz në krahasim me sëmundjet e tjera të traktit urinar është më e përhapur dhe më i shpeshtë, transmeton Telegrafi.

Krijimi i gurëve bëhet qetësisht, fshehtas dhe pa paralajmërim, ndërsa në fund theksohet me dhembje të padurueshme dhe të ashpra.

Krijimit të gurëve i kontribuojnë shumë faktorë:

* Çrregullimet metabolike të cilat nënkuptojnë tajitje të tepruar të disa mineraleve, siç janë kalciumi, fosfori apo kripërat e natriumit dhe të kaliumit të thartirës oksale, janë shkaktarë të shpeshtë të krijimit të gurëve.

* Infeksionet e vazhdueshme kronike të traktit të urinës gjithashtu janë faktorë të krijimit të gurëve apo të zallit në veshka.

* Predispozita gjenetike gjithashtu është moment qenësor, mirëpo gjithsesi shpesh shfaqen sëmundje ku ekziston ndërprerje e urinës, siç është në rastin e rritjes së vëllimit të prostatës apo ngushtimit të kanalit të urinimit.

* Çrregullimi në ushqim paraqet edhe një shkaktar tjetër i cili i kontribuon procesit të krijimit të gurëve

Loading...

Mos i humb

Vjen lajmi i mirë për vaksinën kundër koronavirusit

Kushtrim Guraj

Si të forcojmë imunitetin ndaj Covid-19

Kushtrim Guraj

Rreth 40 për qind e të infektuarve me Koronavirus janë pa simptoma

Kushtrim Guraj

OBSH rishikon se si transmetohet koronavirusi përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Kamera speciale tregon se si ndihmon maska në parandalimin e përhapes së koronavirusit

Kushtrim Guraj

Virologu që zbuloi Ebolën jep lajmin e keq lidhur me koronavirusin

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net