Opoja.net
Meka Mish

Hajriz Meleqi për Garën e Diturisë: ”T’rrova, m’rrove, brisku i berberit”

Profesori opojan i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Hajriz Meleqi, është shprehur i pakënaqur me të ashtuquajturën ‘Gara e Diturisë’, e cila ishte organizuar ditë më parë nga institucionet relevante nëpër disa shkolla të Kosovës. 

Meleqi në një shkrim në Facebook ka theksuar se brenda një jave kanë ndodhur ‘tri gafe institucionle’. Gaf institucional profesori universitar e konsideron edhe ‘testin Hoti’, duke aluduar tek Rexhep Hoti, Koordinatori Nacional i Arsimit, si organizator i kësaj gare të diturisë.

“T’rrova, m’rrove brisku i berbarit. Si erdhi, kah erdhi, pse erdhi, si u organizue, ç’të mirë solli testi famoz “Hoti” tatari nuk i ra në fije. Disa i thonë test e disa garë e unë thëm se nuk ishte as test dhe as garë por ishte një mashtrim institucional që në shtetet ku sundon ligji do të ndëshkohej”, ka shkruar Meleqi në profilin e tij në Facebook.

Në listën e tij të ‘gafeve institucionale’ profesori Meleqi ka radhitur edhe mosmarrëveshjet e SBASHK-ut me gjykatat në lidhje me orët e humbura të nxënësve, si dhe seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ‘ku u trajtua gjenocidi serb në Kosovë i para 20 viteve’, duke uruar me ironi që ‘angazhimi rreth Arushës së Prizrenit t’i këtë mbuluar gafët institucionale të javës.’/Opoja.net

Shkrimin e plotë të Hajriz Meleqit mund ta lexoni më poshtë:

“GAFET INSTITUCIONALE SKAN TË NDALUR

Brenda jave tri gafe institucionale:
1. Akrobacioni i Hotit,
2. Vendimi i gjykatës dhe
3. Parlamenti.

T’rrova, m’rrove brisku i berbarit. Si erdhi, kah erdhe, pse erdhi, si u organizue, ç,të mirë solli testi famoz “Hoti” tatari nuk i ra në fije. Disa i thon test e disa garë e unë thëm se nuk ishte as test dhe as garë por ishte një mashtrim institucional që në shtetët ku sundon ligji do të ndëshkohej.

Maturantët e kryan vitin shkollor, semimaturantët gati po e kryajnë dhe viti shkollor gati po përfundon, e gjykata bjen vendim që të kompenzohet mësimi i humbur gjatë grevës së arësimtarëve. SBASHKU do të ankohet edhe në dy nivele të gjykatave. Çfarë humori që kalon në satirë sëpse mësimi i humbur mund të zëvendësohet vitin e ardhshëm.

E përgëzoj iniciativën e kryeparlamentarit, shprehet presidenti për seancën e fundit ku u trajtua gjenocidi serb në Kosovë i para 20 vitëve. Edhe unë e përgëzoj këtë zbulim epokal të kryeparlamentarit, se dikur paska ndodhê një gjenocid në Kosovë dhe as presidenti, as deputetët dhe as unë nuk e paskemi dijt. Me vjen keq të përmendi edhe gafin fotografi që ndodhi në gafin e parlamentit.

Angazhimi rreth Arushës së Prizrenit uroj që t’i këtë mbuluar gafët institucionale të javës.

Jemi në pritje të gafëve të radhës së institucioneve tona.”

Mos i humb

Drejtoria e Arsimit në Dragash nuk jep llogari për pagesat jashtë orarit dhe përvojat e punës

Fari Kolloni

Komuna e Dragashit do të blejë disa aparatura për QKMF-në

Fari Kolloni

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Opoja.net

Fillon fushata për vende të shëndetshme të punës

Opoja.net

Disa nxënës të ‘Ruzhdi Berishës’ provojnë veten në arte mediale (Video)

Fari Kolloni

Moti sot në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net