Opoja.net

Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Kosova
Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ka pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore, por që ai ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste.

Kastrati në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, transmeton Telegrafi.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ai ka falënderuar subjektet politike për mundësinë e dhënë, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.

“Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhdojë angazhimin tim në shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’. Njëkohësisht, dua t’i falënderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive të Kizhevakut

Opoja.net

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Opoja.net

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net