Opoja.net

Halili: Shtrirja gjeografike nuk jep shumë alternativa për zhvillim ekonomik në Dragash, t’i kthehemi blegtorisë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Dragash, njëkohësisht ligjërues universitar, Fatmir Halili, ka shprehur shqetësimin se popullsia po largohet nga Komuna e Dragashit.

Halili ka thënë se investimet duhet orientuar nga bujqësia e blegtoria, pasi relievi dhe shtrirja gjeografike nuk e favorizon një zhvillim të kënaqshëm ekonomik për Komunën e Dragashit, përcjell Opoja Sot.

Sipas të parit të NISMA Socialdemokrate në Dragash, është më shumë se e nevojshme të bëhen investime që do të krijonin vende pune, dhe do të krijonin mundësi për qytetarët që mos të vazhdojë shpërngulja.

Shkrimi i plotë i Fatmir Halilit, kryetar i NISMA Socialdemokrate në Dragash

Blegtoria një lëmi e rëndësishme për komunën e Dragashit!

Komuna e Dragashit është ndër komunat ndoshta më specifike të Kosovës, kjo, për faktin se shtrihet në një terren të lartë dhe gjendet në trekëndshin kufitar, Kosovë- Shqipëri- Mqedoni.

Shtrirja gjeografike dhe relievi i saj, nuk jep shumë alternativa për zhvillim ekonomik. Andaj, bazuar në këtë, blegtoria është një nga sektorët kryesor që mund të gjeneroj vende të punës, dhe sadopak zhvillim në këtë komunë malore të Kosovës.

Mungesa e përkrahjes së fermerëve ka bërë që pak njerëz të merren me blegtori. Fatkeqësisht, qeverisja lokale nuk ka orientuar buxhetin në vendin e duhur që do të mund të shfrytëzohej për çështjet jetike të qytetarëve këtu, por, kryesisht është marrë me punësimet partiake dhe përfitimet e individëve.

Fshatërat e trevës së Opojës janë duke u zbraur vazhdimisht. Shpërngulja e qytetarëve të kësaj komune është tejet e madhe. Prandaj, është më shumë se e nevojshme të bëhen investime që do të krijonin vende pune, dhe do të krijonin mundësi për qytetarët që mos të vazhdojë shpërngulja, e një nga lëmenjët që duhet përkrahur është edhe blegëtoria./Opoja Sot/

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj

ASK: Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve e duhanit

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net