Opoja.net

Hamburgerët me djathë janë të mirë për shëndetin tuaj

Shëndeti

Është mbrëmja e ditës së premte dhe jeni të uritur, çfarë ushqimi preferoni? Pemët dhe perimet të cilat i kanë ngrënë gjatë tërë javës?

Jo, normalisht se dëshironi diçka më ndryshe, diçka që ju sjell kënaqësi më të madhe, transmeton Telegrafi.

Dhe, nëse ky ushqim të cilin e zgjedhni rastis të jetë hamburger me djathë (lexo anglisht: cheeseburger), atëherë hulumtuesit kanadezë kanë lajme të mira për ju.

Këta shkencëtarë kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i mishit të kuq të papërpunuar dhe djathit mund ta reduktojë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke e përmirësuar mirëqenien e zemrës.

Më shumë se 218,000 të rritur nga më shumë se 50 shtete të ndryshme kanë kontribuar për rezultatet e këtij studimi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i sasive të moderuara të produkteve të bulmetit dhe mishit në përditshmëri si pjesë e një diete të balancuar mund ta reduktojë në mënyrë drastike rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Sidoqoftë, ata e kanë theksuar faktin se nuk mundeni thjesht të hani hamburgerë me djathë gjatë tërë jetës dhe të jeni të shëndetshëm.

Sipas tyre, juve ju nevojitet një dietë e balancuar, por që mishi i kuq i papërpunuar dhe djathi mund të jenë pjesë e asaj diete. /Telegrafi/

Mos i humb

Mungesa e vitaminës D, sulme të fuqishme astmatike

Opoja.net

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?

Opoja.net

Dy shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të hekurit

Opoja.net

Katër përfitimet shëndetësore të cilat i sjellin video-lojërat

Opoja.net

Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Opoja.net

Nevojiten vite të shumta që zemra të rikuperohet pas lënies së duhanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net