Opoja.net

Hapet konkursi për “Zambakun e Prizrenit”, mbahet në pjesën e dytë të gushtit

Kultura
Hapet konkursi për “Zambakun e Prizrenit”, mbahet në pjesën e dytë të gushtit

Është shpallur konkursi për edicionin e 18-të të Festivalit të këngëve të vjetra qytetare “Zambaku i Prizrenit”, një festival i themeluar që më 1986. Faza konkurruese do të zgjasë deri me 7 gusht, thuhet në njoftimin e organizuesit të të këtij festivali, Studio Helix.

Festivali do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht. Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, vendin i dytë do të shpërblehet me shumë prej 300 euro dhe vendi i tretë me prej 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe prej 300 euro.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është shenja dalluese e qytetit të Prizrenit në fushën e organizimeve muzikore dhe nxit krijimin e muzikës së mirëfilltë qytetare dhe përbën hapësirë për afirmim të emrave të rinj të kompozitorëve dhe këngëtarëve.

“Edicioni i 28 i Festivalit Zambaku i Prizrenit do të jetë një pikë kthese, jo vetëm në organizimin cilësor të festivalit, por edhe cilësinë e pjesëmarrjes së këngëve të vjetra qytetare”, thotë Istref Krasniqi drejtor i Studio Helix.

Kushtet për konkurrim janë këto:
– Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare ndërsa pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë: demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje,
-Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit,

Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja, të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.
Festivali ka karakter garues.
Punimet duhet të dorëzohen deri më 7 gusht në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike studiohelix@hotmail.com me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2016. Edicioni i 28-të i Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht.
Informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e cel 044/049 187 394
Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin muzikës qytetare

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net