Opoja.net

Hapet Konsullata e përgjithshme e Kosovës në Hamburg

Kosova
Hapet Konsullata e përgjithshme e Kosovës në Hamburg

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se mbrëmë në Hamburg kanë përuruar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Hamburgut dhe Gjermanisë veriore dhe të promovojmë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare.

Sipas Pacollit, kjo është për pak ditë Konsullata e Përgjithshme e dytë pas Dusseldorfit që hapim në Gjermani si pjesë e zgjerimit të rrjetit diplomatik dhe konsullor të Kosovës në Gjermani që të jenë më afër diasporës sonë.

“Tani Kosova përfaqësohet përmes Ambasadës së saj në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Munchen dhe Frankfurt në të gjitha cepat e Gjermanisë dhe me afër qytetarëve tanë që jetojnë në Gjermani”, ka thënë ai.

Loading...

Mos i humb

Prodhuesit vendorë të kënaqur me taksën

Opoja.net

Konjufca: Kosovës i duhet mbështetja e Norvegjisë

Opoja.net

Emërohet shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

Opoja.net

Taksa 100 për qind nuk kursen mallrat përmes linjës ajrore Prishtinë – Beograd

Opoja.net

Përurohen ambulancat e reja specialistike të ORL-së dhe Oftalmologjisë

Opoja.net

Pa buxhet, Kosova mund të përballet me trazira dhe dëme të mëdha në ekonomi dhe shoqëri

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net