Opoja.net

Haradinaj: Beogradi po e bllokon vazhdimin e dialogut

Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media ka folur sërish për çështjen e taksës dhe dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka akuzuar Beogradin për bllokim të dialogut.

” Unë jam për të vazhduar dialogu. Beogradi është shkaktar i ndarjes së dialogut, nuk është Kosova sepse ata kanë qitë kushte”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se ekziston mundësia e suspendimit të taksës në rast të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, por vetëm deri të ndodhë shqyrtimi i saj.

“Duhet të arrihet një marrëveshje e cila nuk përfshinë elemente të kontaminuar, atëherë ekziston mundësia e pezullimit të taksës deri sa të shqyrtohet ajo marrëveshje”, u shpreh Haradinaj.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili ditë më parë tha se “asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë marrëdhëniet me SHBA-të”, Haradinaj tha se pajtohet me këtë.

“Nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia, isha pajtua fjalë për fjalë me atë që e ka thënë Veseli se asnjë Qeveri nuk i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, atë ose e prishin të gjithë ose e ndreqin të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se është i shqetësuar për mungesën e unitetit për temat të mëdha. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

IKSHPK: Nuk ka koronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimi në shëndetësi

Opoja.net

Hoti priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Opoja.net

Reagon BE, mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifën 100 %

Opoja.net

Parashikimi i motit sot në Kosovë

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë sot raporton për Coronavirusin në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net