Opoja.net

Haradinaj: E rëndësishme kush fiton më 6 tetor, sepse ai e udhëheq dialogun me Serbinë

Kosova

Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, është pritur në një tubim në Gjakovë, ku prezentë përveç zyrtarë të AAK-së e PSD-së, kishte edhe shumë qytetarë.

Fjalimin Haradinaj e ka nisur duke u kërkuar falje të pranishmëve. Ai tha se është votuar katër minuta.

“Jam vonu katër minuta, ju kërkoj falje”, tha Haradinaj.

Ai tha se gjakovarët duhet ta votojnë veten.

“Është e drejtë kësaj here me votu veten. Bash veten. Keni të drejtë, nuk është e kundërt, nuk është mohim”, ka thënë tutje.

Haradinaj ka përmendur disa punë të qeverisë së tij në dy vitet e kaluara për të dëshmuar se mban fjalën dhe ka vendosmërinë për të shtyrë përpara agjendat që janë në interes të shtetit.

“Kur kem folë për disa tema, nuk na kanë besu. Kur kom thanë që Trepça 100% e Kosovës, nuk kanë besu”, ka thënë Kryeministri.

Ka thënë se angazhimet e qeverisë së tij të re do të jenë ekonomike.

“Kemi me zgjidhë çështjen e Shëndetësisë. Kemi me zgjidhë edhe çështjen e Arsimit. Unë besoj në këto që i them”, ka theksuar ai.

“Nëse ju e bashkoni votën ma shumë. Nëse gjakovarët e vlerësojnë me votu koalicionin 100%, atëherë ju kthej në aksionarë më të mëdhenj, në vendimmarrës më të mëdhenj. E rritni prezencën e juj në Qeveri, në institucione”, ka thënë më tej.

Haradinaj ka thënë se është e rëndësishme kush fiton më 6 tetor, për shkak se fituesi do të jetë udhëheqësi i dialogut me Serbinë.

“Nuk kam hi veç sa me marrë pushtet, por sepse nga kjo fitore ka me u varë qysh ka me shku dialogu ma tutje. Nëse e marrin dialogun, kanë me na vonu. Nuk po dinë që me Serbinë ka mbet veç njohja reciproke”, ka theksuar Haradinaj.

Mos i humb

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net

Kurti tregon se çka duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net