Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës

Kosova
Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit. /Telegrafi/

Ministri i Shëndetësisë thotë se maska duhet të bartet edhe në veturë nëse nuk jeni vetëm

Opoja.net

Ky është personi që u vra sonte nga policia në Prizren (Foto)

Opoja.net

Kurti i bindur se partia e tij dhe Vjosa Osmani do t’i marrin më shumë se 50 për qind të votave

Opoja.net

Policia e Kosovës në vetëmbrojte e vret një person në Prizren

Opoja.net

Vrasje në Tusuz të Prizrenit

Opoja.net

Aksident në Prishtinë, dy persona të lënduar, dalin detajet nga Policia

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net