Opoja.net

Haradinaj: Jam krenar për luftën e UÇK-së

Kosova

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pohuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, dhe se këtë e ka dëshmuar edhe në proceset gjyqësore ndërkombëtare.

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për Deutche Welle, në emisionin “Zona e Konfliktit”, me gazetarin e njohur Tim Sebastian.

I pyetur nga Sebastian rreth komenteve të ish prokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se dëshmitarët në procesin gjyqësor ndaj tij ishin frikësuar, Haradinaj u shpreh se Del Ponte nuk është kompetente të flasë për këtë.

“Në rastin ‘Haradinaj’ nuk ka pasur frikësim, ndërhyrje, apo ndonjë bllokadë që dikush e ka parë në gjykatë. Këtë e ka thënë publikisht edhe prokurori i rastit, Serge Brammerts”.

“Carla del Ponte ka inicuar rastin ndaj meje, mirëpo nuk e ka ndjekur. I vetmi person që mund të flasë për mua është prokurori Serge Brammerts”.

Lidhur me akuzat për krime lufte ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, kryeministri vlerësoi se ngjarjet nuk duhet të përgjithësohen dhe se ka ekzistuar një “kod lufte” i cili është respektuar.

“Lufta për liri nuk ka qenë zgjedhje, ne nuk kemi pasur zgjidhje. Kemi mbrojtur veten, kemi luftuar për lirinë tonë dhe jam krenar për këtë”.

“Historia është shkruar nga të tjetër për ne. Unë jam kthyer këtu gjatë luftës, kam humbur tre anëtarë të familjes dhe nuk e pranoj të mos respektohet lufta për liri”, tha Haradinaj.

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net