Opoja.net

Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave, fuqizon faktorin shqiptar

Kosova

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit të vendit, në Prishtinë ka mirëpritur presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe vajzën e tij, Borën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka shkruar se me Presidentin shqiptar ka këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook.

Ndryshe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, për arsyen e vetme, të intervistohet si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër i Kosovës.

Meta ditën që ka dhënë dorëheqje Haradinaj, pati thënë se është i bindur në pafajësinë e tij.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Gjest i mirë: Prizrenasi gjen një telefon, fton pronarin ta marrë

Opoja.net

Kosova me mungesë të punëtorëve profesionist në sektorë të ndryshëm

Opoja.net

Haradinaj: S’kemi nevojë të sillemi si protektorat, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Opoja.net

Në Klinikën e Syve në QKUK nis përdorimi i metodës cross-linking

Opoja.net

Kosova nuk e njeh pasaportën serbe, banorët e Luginës ndjehen të diskriminuar

Opoja.net

Ditët e kryeministrave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net