Haradinaj: Në qershor, lajmi i madh për vizat

Kosova
Haradinaj: Në qershor, lajmi i madh për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si ‘lajm të madh’ atë që do ta sjellin përfaqësuesit e BE-së në qershor. Sipas tij, kjo është një nga pjesët më kryesore të procesit të liberalizimit.

I pari i Qeverisë ka konfirmuar se takimi me përfaqësuesit e BE-së është paraparë të bëhet brenda 10 ditëve të ardhshme.

“Në 10 ditë që po vijmë ne kemi parapë një takim me përfaqësuesit e BE dhe me iu kthy agjendës Evropiane. Në qershor vjen lajmi i madh, por nuk përfundon aty, e pas kësaj duhet me u fokusu në punët nacionale”, ka thënë Haradinaj, transmeton Insajderi.

E për këtë proces, Haradinaj ka kërkuar ndihmën e të gjithëve. Përveç që medieve i shkroi letër ditë më parë, ai sot ka ftuar elitën nga sporti e muzika që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Na duhet ndihma e të gjithëve. Ftoj elitën tonë, qoftë nga sporti, muzika e gazetarët që të kontribojnë në këtë proces”, ka shtuar kryeministri.

E ky takim i përfaqësuesve të BE-së me zyrtarët kosovarë rreth procesit të vizave, nuk është i pari. Zyrtarët e BE-së ishin para disa javësh në Kosovë ku analizuan disa procese dhe dhanë sugjerimet e fundit.

Ndryshe, sipas njohësve dhe udhëheqësve shtetërorë, në qershor Kosova merr vulën rreth procesit të liberalizimit, i cili ka pak gjasë të ndodhë në shtator, e më shumë gjasë ka që të ndodhë në dhjetor.

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net