Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj: Nuk ka më me marr toka prej shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot se brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve dhe se jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë.

Duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit, Haradinaj tha se ka përfunduar koha kur të tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve.

Ai i ftoi të gjithë që të ndihmojnë që ta arrijnë paqen në Ballkan.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marr prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë”, tha ai.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan. Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinj grabitçarë”, tha Haradinaj.

KG 2

Mos i humb

Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave, fuqizon faktorin shqiptar

Opoja.net

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

Opoja.net

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net