Opoja.net

Haradinaj: S’kemi nevojë të sillemi si protektorat, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Kosova
Haradinaj: S’kemi nevojë të sillemi si protektorat, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj thotë se është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur. Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat!

Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!

Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegr

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net