Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj: Suedia, mike dhe mbështetëse e madhe e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë , të kryesuar nga Johanna Stromquist,  Shefe e Seksionit të Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së në Ministrinë për Punë të Jashtme të Suedisë dhe Ulrika Grufman, e Jenny Nordman.

Zhvillimet e fundit politike rreth dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset integruese euro-atlantike për Kosovën ishin temat që u diskutuan në këtë takim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim një delegacion nga Suedia

Me këtë rast kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi delegacionin për ndihmën që shteti i tyre i ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe evropiane.

“Suedia i ka dhënë ndihmë të konsiderueshme shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit e edhe me njohjen e shpejtë të pavarësisë dhe mbështetjen për zhvillimet politike e ekonomike në Kosovë dhe gjithë Ballkanin. Për këtë ne jemi gjithmonë mirënjohës”, tha Haradinaj.

Nga ana e saj, Johanna Stromquist e falënderoi kryeministrin Haradinaj për takimin e sotëm dhe tha se Suedia vazhdon të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në integrimin e Kosovës në BE dhe në mekanizma tjerë. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Al Jazeera: Vuçiq po e përdor Kosovën si karrem për opozitën në Serbi

Opoja.net

Përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave

Opoja.net

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Opoja.net

Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Opoja.net

Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Opoja.net

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net