Opoja.net

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kosova

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e ka njoftuar për të arriturat e Kosovës, si dhe proceset aktuale politike.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në takim me ambasadoren ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ai ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kosova është mirënjohëse për kontributin e Francës dhënë ndër vite për vendin tonë dhe është e përkushtuar që të çojë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik. Në takim mikpritës me ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar në Facebook ai. /Telegrafi/ 

Mos i humb

Mot vjeshtor, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Opoja.net

Haradinaj: E rëndësishme kush fiton më 6 tetor, sepse ai e udhëheq dialogun me Serbinë

Opoja.net

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

Opoja.net

Gjermania dhuroi 500 mijë euro për FSK-në

Opoja.net

Brnabiq: Gjermania nuk ka propozim konkret e as “vija të kuqe” për Kosovën

Opoja.net

20 vjet nga themelimi i TMK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net