Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj takon Madison: Me mbështetjen e ShBA-ve, vendi ynë ka arritur progres në fushën e sigurisë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur sot ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Kirsten Madison.

Haradinaj ka falënderuar Madison për mbështetjen amerikane për mekanizmat e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Postimi i Haradinajt:

Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë.

Gjiganti

Mos i humb

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net

MASHT-i: Testi i arritshmërisë për klasët e nënta do të mbahet më 31 maj

Opoja.net

Kërkohet vendkalim i ri kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net