Opoja.net

“Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty”, pankartë në një ndeshje futbolli në Shqipëri

Sport
“Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty”, pankartë në një ndeshje futbolli në Shqipëri

Pavarësisht se nuk lejoheshin tifozët, në ndeshjen midis Flamurtarit dhe Luftëtarit një tifoz ka arritur të vendos dy pankarta, njëra me mbishkrimin ‘Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty’.
Delegati i ndeshjes Petrit Braja nuk lejoi nisjen e sfidës pa u hequr pankarta ‘Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty’, dhe tjetra ‘Drenica, zemra e shqiptarisë’ pasi nuk lejohen mesazhet politike.
Pankartat ishin në mbështetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cilin së bashku me Kadri Veselin prokuroria speciale në Hagë i ka akuzuar për krime lufte.
Presidenti Hashim Thaçi, pas një qëndrimi dy ditor në Vjenë u kthye dje në Tiranë për t’ju drejtuar Kosovës e përballur atje, me një luftë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare nën akuzë për krime lufte.
Por siç Top Channel raportoi më herët ai iu drejtua jugut të Shqipërisë ku bashkë me shoqëruesit e tij kanë drekuar në një restorant në Ardenicë nga ku është larguar në orën 16.15 minuta.
Tashmë pritet që të dielën mbrëmje ai të jetë në Prishtinë ku siç njoftoi më herët do të flasë nga zyra e tij për çështjen që i ka ‘trazuar’ të gjithë ditët e fundit.

Loading...

Mos i humb

Po largohet nga Man City? Guardioola ia mbyll gojën të gjithëve

Fari Kolloni

Inter gjen zëvendësuesin e Skriniar

Fari Kolloni

Milan sfidon Arsenalin për këtë super-lojtar

Fari Kolloni

Pandemia lë me pasoja Barcelonën, 100 milionë euro humbje

Fari Kolloni

Zyrtare, lojtari i Milanit transferohet në La Liga

Fari Kolloni

Po arrihet marrëveshja e shumëpritur, Juventus pranë nënshkrimit me yllin e madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net