Opoja.net

Haxhi Shala: Në Hagë u mbrojta në heshtje, e shkruajta veç emrin dhe mbiemrin

Kosova
Haxhi Shala: Në Hagë u mbrojta në heshtje, e shkruajta veç emrin dhe mbiemrin

Haxhi Shala flet pas intervistimit në Hagë: U mbrojta në heshtje, e shkruajta veç emrin dhe mbiemrin.

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoj mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzojmë të drejtën të mbrohem në heshtje. I kemi dhënë disa shënime rreth emrit dhe mbiemrit dhe asgjë tjetër. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati pse jam ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shal për TV Dukagjinin, shkruan Reporteri net.

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dijmë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala.

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net

Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net