Opoja.net

“Hazard është një yll i fikur në Real Madrid”

Sport
“Hazard është një yll i fikur në Real Madrid”

Ish ylli i Chelsea dhe Republikës së Irlandës, Tony Cascarino, mendon se ka kaluar “koha kur ishte i mirë” sulmuesi belg

Eden Hazard është “fikur” përsëri në Real Madrid, sipas Tony Cascarino, i cili thotë se ish ylli i Chelsea ka dështuar për ta rikthyer “formën e tij të plotë” në Real Madrid.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Eden Hazard është një lojtar me dhunti të jashtëzakonshme, por ai ka kaluar kohë të vështira prej që kaloi në Real Madrid për shumë para”, tha Cascarino për talkSPORT.

“Lëndimet dhe sigurisht pandemia e koronavirusit nuk e ka ndihmuar atë, po ka ndikuar shumë në karrierën e tij, por çfarë talenti mund të jetë ai për Belgjikën, mbetet të shihet”.

“Ai shkoi në Real Madrid për t’u bërë lojtari më i mirë në botë, madje ai e ceki këtë, ai foli për këtë kur ju bashkua Madridit, por çfarë kohë të vështirë ka kaluar ai prej që ju bashkua atyre. Duket shumë e vështirë për të. Ai duket se po e ka të vështirë”.

“Sigurisht lëndimet kanë luajtur një pjesë të madhe tek ai, ai shkoi në Real Madrid dhe papritur vuante nga mbi pesha, humbi besimin, por më vonë u rikuperua fizikisht por që ishte vonë”.

“Belgjikës do t’i mungojë shumë. E mbaj mend paraqitjen e tij kundër Brazilit në çerekfinalen e vitit 2018 në Botëror, ishin ai dhe Neymar të dy në krahun e djathtë por Hazard ishte dukshëm më i mirë se Neymar. Ishte i mahnitshëm”.

“Në të vërtetë më mungon ta shoh Hazardin të jetë Hazard, sepse ai është një lojtar i madh kur është në fushë”.

“Ai e ka bërë këtë dy herë tani, por karriera e tij është fikur dhe këtë ia kanë treguar tifozët e Chelsea. Dy herë ai ka qenë i fikur edhe kur ishte të Chelsea”.

“Por kur ai luan është aty bashkë me lojtarët më të mirë në botë të cilët luajnë futboll të bukur. Ne nuk e kemi parë Hazardin të mirë ashtu si ka qenë që një kohë tashmë”.

The post “Hazard është një yll i fikur në Real Madrid” appeared first on FaktePlus.

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net