Opoja.net

Haziri konfirmon mbështetjen ndaj fermerëve të prekur nga pandemia

Haziri konfirmon mbështetjen ndaj fermerëve të prekur nga pandemia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar serrat e familjes Rahimi në fshatin Malishevë, të cilët janë kultivues të fidaneve të ndryshëm.

Haziri tha se është krenar me punën dhe angazhimin e kësaj familjeje, të cilët me duart e tyre kanë arritur ta zhvillojnë këtë veprimtari.

“Kjo familje punon 12 muaj dhe në katër sezonet, prodhimet janë të gashtme për treg duke furnizuar edhe prodhuesit e vegjël, por edhe të tjerët. Pandemia i ka prekur, sespse një pjesë e produkteve të janë të marullës e sallatës. Do ta shikojmë mundësinë e zhdëmtimit, në mënyrë që të mos lejohet të preket interesi i kësaj familjeje bujqësore, që janë shembulli më i mirë”, ka thënë Haziri.

Kurse, në emër të familjes ka folur Nexhmedin Rrahimi, i cili e ka falënderuar kreun e Gjilanit për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes për ta përballuar pandeminë Covid-19.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të fshatit atje, Latif Maliqi, ka shprehur mirënjohje për Hazirin dhe ekipin e tij për angazhimin për t’i dalë në ndihmë fermerëve.

Në kuadër të vizitave në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar edhe fermerët të cilët po i shesin fidanet e marullës, kastravecave e specave në lagjen Arbëria dhe Iliria, të cilëve u është mundësuar përmes shtandeve që u ka ofruar Drejtoria e Bujqësisë.

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net