Haziri njofton për vdekjen e një gjilanasi të prekur me koronavirus

Kosova
Haziri njofton për vdekjen e një gjilanasi të prekur me koronavirus

Një gjilanas i prekur me koronavirus ka vdekur sot.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një gjilanas i prekur me COVID-19 ka vdekur sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, derisa ka thënë se ky duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”, ka shkruar Haziri.

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net