Opoja.net

Hiqet lista e pritjes për regjistrimin e barnave në AKPPM

Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se pas një pune disamujore është hequr edhe lista e pritjes për regjistrimin e barnave në AKPPM, duke krijuar një klimë për t’u trajtuar të gjitha lëndët shpejt dhe drejt.

Ismaili ka thënë se me heqjen e kësaj liste, numri i barnave që do të jenë prezentë në tregun e Kosovës do të rritet dhe qytetarët do të kenë më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre.

Postimi i plotë:

Pengesat burokratike kanë penguar konkurrencën dhe nga kjo kanë pësuar pacientët, që nuk i kanë gjetur në Kosovë barnat për të cilat ata kanë pasur nevojë. Sot jam njoftuar nga AKPPM-ja se pas një pune disamujore është hequr edhe lista e pritjes për regjistrimin e barnave, duke krijuar një klimë për t’u trajtuar të gjitha lëndët shpejt dhe drejt. Me heqjen e kësaj liste, numri i barnave që do të jenë prezentë në tregun e Kosovës do të rritet dhe qytetarët do të kenë më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre. Ky hap dhe heqja e listës së pritjes në dhënien e banderolave që kishte ndodhur para dy muajsh, po mundësohet që AKPPM-ja ta përmbushë misionin e saj për mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës përmes garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Mos i humb

Moti në vendin tonë në pesë ditët e ardhshme

Opoja.net

Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

Kushtrim Guraj

AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës

Kushtrim Guraj

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Kushtrim Guraj

Haradinaj takon Luan Krasniqin

Kushtrim Guraj

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net