Opoja.net
Meka Mish

Holanda, Sllovakia dhe Bullgaria tregojnë qëndrimin e tyre rreth vizave për Kosovën

Gazeta “Zëri” u ka dërguar pyetje të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nëse ministrat e tyre do të votojnë pro ose kundër heqjes së vizave për Kosovën. Nga qëndrimet e konfirmuara nga Holanda, Bullgaria dhe Sllovakia, kjo e fundit ka dhënë përgjigjen më interesante.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po vazhdon të mos finalizohet pavarësisht faktit që Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Kjo pasi disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po hezitojnë ta mbështesin liberalizimin për Kosovën. Në mesin e këtyre shteteve gjendet edhe Holanda.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës kanë bërë të ditur se kanë kërkuar sqarime shtesë nga KE-ja sa i përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, të specifikuara në Raportin e Komisionit.

Në anën tjetër zyrtarë të MPJ-së së Sllovakisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës, pavarësisht faktit që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Mos i humb

Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të Maturës

Opoja.net

Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

Opoja.net

Macron ka një plan për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Opoja.net

Vendimi për mos akreditim të universiteteve publike, mblidhet Komisioni për Arsim

Opoja.net

12 mijë kosovarë shkuan për të jetuar në Gjermani gjatë vitit 2018

Opoja.net

Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, drejt një komunikacioni më të sigurt

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net