Opoja.net

Hoti kërkesë Edi Ramës: Një pjesë e Portit të Durrësit të jetë e Kosovës

Kosova
Hoti kërkesë Edi Ramës: Një pjesë e Portit të Durrësit të jetë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po qëndron për vizitë në Tiranë.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoti zbuloi edhe një nga propozimet që do t’i bëjë Kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Portin e Durrësit, për të cilën është diskutuar vazhdimisht që do të shërbejë si pikë e përbashkët për të dyja këto vende.

Por Kryeministri Hoti ka tashmë një ide tjetër. Ai do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit të shërbejë si Port i Kosovës.

“Tani kemi disa ide të tjera dhe nesër unë do t’i propozoj Kryeministrit Rama për një format komplet të ri të kësaj pike. Do t’i propozoj, do t’i kërkoj që kjo pikë praktikisht një pjesë e portit të jetë port i Kosovës, port detar i Kosovës, ku mallrat të hyjnë dhe zhdoganohen në territor të Kosovës. Ajo që po them është që një pjesë e portit, do të kërkoj që të jetë port detar i Kosovës ku mallrat që vijnë nga deti hyjnë në Kosovë praktikisht, edhe më andej kalojnë tranzit për në Kosovë”, u shpreh kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Loading...

Mos i humb

Kosovari bën tatuazh premtimin e fillimit të pandemisë

Opoja.net

Situata me Covid-19 në Kosovë: Janë 750 shtretër të gatshëm, në plan që të shtohen edhe 100

Opoja.net

Behgjet Pacolli i uron shërim të shpejtë Avdullah Hotit

Opoja.net

Disa sëmurën rëndë e disa e kalojnë virusin pa simptoma, por pse ndodh kjo gjë?

Opoja.net

Kusari me akuza ndaj Hotit, thotë se në Dragash mund të ketë infektuar persona tjerë

Opoja.net

Këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net