Opoja.net
Meka Mish

Hoxha: Çdo pengesë për rininë tonë, është pengesë për integrimin euro-atlantik

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar sot me përfaqësuesit e Unionit Nacional të Studentëve të Republikës së Kosovës, ku ka biseduar për vlerat e rinisë së Kosovës.

Hoxhaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo pengesë e rinisë së Kosovës, është pengesë e proceseve më të ndjeshme të vendit në integrimin euro-atlantik.

“Procesi integrues është kurora e angazhimit tonë politik e institucional, për vlerat dhe integrimin brenda vlerave të Bashkimit Evropian, ngase kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pjesë e këtyre vlerave, historisë dhe kulturës evropiane, potencova në takim me përfaqësuesit e Unionit Nacional të Studentëve të Republikës së Kosovës. Ne nuk do ta humbim durimin edhe kur na bëhet padrejtësi dhe kur përdoren parime të ndryshme për çështje të njëjta, por, ne do ta themi hapur se motoja, të bashkuar me diversitet, nuk është i plotë pa neve dhe vlerat e rinisë tonë e cila shkëlqen në të gjitha fushat e dijes, shkencës, sportit, kulturës e artit në nivel global. Të rinjtë tanë, kanë qenë promotor të ideve më përparimtare të kombit dhe shtetit tonë, andaj misioni i rinisë tonë, sot, vijon në fushat e reja të arritjeve globale. Gjithsesi, çdo pengesë për rininë tonë, është pengesë e proceseve më të ndjeshme të vendit tonë, integrimin euro-atlantik. Vlera më e madhe e vendit tonë, është rinia, ashtu edhe do të mbetet”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Mos i humb

“Vendimi për mbylljen e universiteteve është radikal, të rishikohet”

Opoja.net

Ndërtohet xhamia e 40-të në Prizren

Opoja.net

Kolona deri në 250 metra në hyrje të Merdares, pritjet deri në 20 minuta

Opoja.net

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Opoja.net

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net