Opoja.net

I padiskutueshmi Eshref Kryeziu!

Opoja Sport

KF “Opoja” momentalisht numëron 23 lojtarë të cilët luftojnë për një fanelë titullari. Por për një pozicion trajnerat nuk kanë ‘kokëdhembje’.

Numri 3 dhe pozicioni i mbrojtësit të majtë është pushtuar nga Eshref Kryeziu të cilin shkurt e thërrasin ‘Qeqa’
Qeqa prej se ekziston klubi ka munguar vetëm një herë në formacion dhe është zëvëndësuar një herë, të gjitha ndeshjet tjera i ka zhvilluar nga 90 minuta.

“Shumë herë ka ndodhur të na kërkojnë Eshrefin, disa me ironi e disa edhe me këmbëngulje” shprehet kapiteni Ditëlind Reshiti, i cili kujton edhe një rast në një ndeshje kunder Rahovecit “Ne po humbnim, por paraqitja e Eshrefit ishte e mirë, në një moment degjova zërin e një tifozi që tha “ky numri 3 po na i zen lojtarët si zagari leprat” pasi Eshrefi ia merr me kokë një top një lojtari të paktën 20 cm më të gjatë”

Eshrefi është i gjatë 1.68 m dhe për shkak të stilit luftarak që ka është edhe lojtari me më së shumti kartonë të verdhë në klub! (Opoja.net)

Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit

Kushtrim Guraj

Punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Kushtrim Guraj

Dikur Maradona thoshte: Çfarë lojtari kemi humbur për shkak të kokainës!

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net