Opoja.net

Ibrahimovic i nervozuar me humbjen e befasishme të Milanit

Sport
Ibrahimovic i nervozuar me humbjen e befasishme të Milanit

Zlatan Ibrahimovic nuk e përjetoi mirë humbjen e skuadrës së tij kundër Lille, ai u pa shumë nervoz pas zëvendësimit në pjesën e dytë.

Rosonerët e kanë mbaruar ecurinë pa humbje për 24 ndeshje me radhë të enjten humba, duke u mposhtur 3:0 në shtëpi kundër skuadrës franceze Lille.

Ibra e nisi nga fillimi ndeshjen, para se vendin e tij ta zë Ante Rebic në minutën e 61-të.

Sipas gazetës italiane Il Corriere dello Sport, pas zëvendësimit Ibra u pa i nervozuar dhe shkaku ishte trajneri Stefano Pioli që e hoqi nga loja.

Por, Pioli thotë se ai nuk ishte i lumtur në përgjithësi si me rezultatin si me perfomancen e skuadrës.

“Unë nuk e kam dëgjuar se çfarë ai ka thënë, por ai nuk ka qenë i lumtur me perfomancen e tij dhe skuadrës. Ne do të rritemi pas kësaj perfomance negative”, tha Pioli pas ndeshjes.

Skuadra e Milanos të dielën do të pret në shtëpi skuadrën e Veronas, ndeshje e xhiros së shtatë, kuq e zinjtë janë në krye të tabelës pas gjashtë ndeshjeve.

The post Ibrahimovic i nervozuar me humbjen e befasishme të Milanit appeared first on FaktePlus.

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj

Me një super-organizim të apasionuarit e veturave festojnë “28 Nëntorin”, në Dragash

Opoja.net

Barcelona e feston ditëlindjen e 121-të me fitore madhështore kundër Osasunës

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net