Opoja.net

Instagram merr masa rreth produkteve të humbjes në peshë

Teknologji

Instagram njoftoi marrjen e masave të ashpra lidhur me postimet që promovojnë prodhimet e humbjes në peshë dhe kirurgjinë kozmetike.

Sipas platformës për shpërndarjen e fotografive, postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që flasin për produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht.

Ndryshimet vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, që zotëron Instagramin.

“Ne kërkojmë që Instagram të jetë një vend pozitiv për të gjithë përdoruesit e tij, dhe kjo linjë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, tha Emma Collins, menaxhere e politikave publike në këtë platformë.

Ka pasur shqetësime në rritje mbi efektin që industria kozmetike dhe dietat kanë te njerëzit, e sidomos tek të rinjtë, përmes promovimit të objektivave jorealiste.

Nismëtarët e këtij hapi janë konsultuar siç thanë, edhe me ekspertë të politikave në rrjetet sociale.

Në muajin shkurt, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli, Stephen Powis, kishte apeluar për ndalimin e reklamave të personave të famshëm, me argumentin se produktet e tyre kishin një efekt të dëmshëm në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi, Apple paralajmëron përdoruesit e saj

Opoja.net

YouTube festoi ditëlindjen e 15-të, platforma që ka sjellë revolucion

Opoja.net

Samsung zbulon linjën e re të televizorëve në Maltë

Opoja.net

Volkswagen, 830 milionë euro dëmshpërblim për klientët e tij

Opoja.net

A e dini pse themi ‘Alo’ kur përgjigjemi në telefon?

Opoja.net

Facebook bashkëpunoi me Reutersin për verifikim të postimeve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net