Opoja.net

Instagram tani vjen me një opsion të shumë kërkuar nga përdoruesit

Teknologji

Instagram është duke ardhur me një përmirësim të ri që i lejon përdoruesit të raportojnë dezinformatat.

Platforma ku ndahen me miliona fotografi çdo ditë, në pronësi të Facebook-ut tha në një deklaratë se kjo vegël e re do të jetë në dispozicion të të gjithë përdoruesve deri në fund të këtij muaji.

“Jemi krenar se që nga kjo ditë, njerëzit mund të na informojnë kur shohin ndonjë post në Instagram dhe mendojnë që është fals dhe dezinformim”, tha shefi i Instagramit Adam Mosseri në rrjetin social Twitter. “Ende ka punë për t’i parandaluar informacionet e rreme, por ne do të punojmë më shumë në këtë” – shtoi ai në postin e tij, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Sikur edhe në platformat tjera sociale, Instagram është përdorur për të shpërndarë lajme të rreme dhe dezinformata, Në Maj të këtij viti, kjo platformë filloi të i bllokonte “hashtag” të cilat kanë promovuar këto lajme .

Zyrtarët e Instagram thanë se tani përdoruesit do të munden të i raportojnë këto informata me opsionin e ri që Instagrami do të ju informojë kur do të jetë në dizpozicion, ku do të jeni në gjendje të klikoni në post si i ‘papërshtatshëm’ dhe ‘informacion fals’. Këto informacione do të pranohen nga personat adekuat. Ata thanë që nuk do të fshihen por nuk do të shfaqen në ‘explore’ dhe ‘hashtags’. /Lajmi.net/

Mos i humb

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Kushtrim Guraj

Google sjell numërimin e fjalëve në Google Docs

Opoja.net

Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Opoja.net

Disqet parashikohet të tejkalojnë shitjet e CD-ve, për herë të parë që nga viti 1986

Opoja.net

Apple do ta prezantojë iPhone 11, drejtpërdrejt në YouTube

Opoja.net

Facebook pranon se ka qenë duke dëgjuar zërin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net