Opoja.net

Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

Teknologji
Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

Më në fund, Instagrami ka vendosur që t’jua ndalojë përdorimin të rinjve, që janë nën moshë e duhur.

Duke filluar nga sot, shfrytëzuesit duhet të tregojnë datën dhe vitin e lindjes, derisa hyrja dhe përdorimi iu lejohet vetëm atyre që janë mbi 13 vjeçar, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk pritet t’ju kërkohet edhe të rriturve, por ka mundësi që të bëhet pyetja lidhur me moshën, së paku një herë dhe të mos përsëritet më.

Për dallim nga Facebook dhe disa rrjete sociale, Instagram nuk e ka pasur si pjesë të regjistrimit edhe verifikimin e moshës.

Gjatë kalimit të kohës, kjo platformë që është shumë e ndjekur nga të rinjtë, është mbushur edhe më shumë nga ndjekës të rinj dhe shumë fëmijë.

Ky veprim vjen disa ditë, pasi Instagram u kritikua ashpër, për lejimin e fëmijëve që të përdorin këtë platformë të shpërndarjes së imazheve.

Të gjithë përdoruesve që kanë edhe llogari në Facebook, Instagrami do t’ju merr edhe datën e lindjes, por që nuk do ta shfaq në profil.

Nëpërmjet këtij veprimi, Instagram po hedhë hapat e para për ndalimin e të rinjve në Instagram, derisa t’i lejohet që të bëjë identifikimin e fytyrave nëpërmjet letërnjoftimeve zyrtare. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Mbi 80 për qind të fitimit të Volkswagen-it tkurret nga COVID-19

Linda Guraj

Iphone do të shërbejë si çelës veture

Linda Guraj

Më lirë veҫ lodheni, tani me 1 mijë euro mund të bëheni me makinë të re

Linda Guraj

Ky është çmimi përfundimtar i PlayStation 5

Linda Guraj

Ky është PlayStation 5 – pamjet dhe specifikacionet

Linda Guraj

Ky është celuari më i shitur në botë

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net