Opoja.net

Investon rreth 34 mijë euro për ta ndryshuar tërësisht “bubën” (Foto)

Teknologji
Investon rreth 34 mijë euro për ta ndryshuar tërësisht “bubën” (Foto)

Agjenti i pasurive të patundshme në Adapazari, në provincën turke Sakarya, Ercan Tunca, në veturën Volkswagen “Beetle”, të cilën e kishte blerë për 8.000 lira (2.395 euro), ka shpenzuar 112.000 lira shtesë (33.541 euro), për ta shndërruar në diçka të pazakontë.

Automobili i prodhuar në vitin 1974 pas blerjes nga Tunca ka pësuar ndryshime rrënjësore duke ndryshuar gjithçka në të, nga dritaret deri te timoni dhe motori, raporton AA.

Në “bubën” e tij Tunca ka ndërtuar një sistem multimedial, ndërsa ka bërë edhe një hapësirë për lojën “tabël”.

Përveç kësaj, Tunca ka vendosur një kuzhinë të vogël në të cilën ka enë për çaj dhe kafe.

111

222

333

444

555

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net