Opoja.net

Inzaghi: Lazio luajti me përulësi dhe sakrificë

Sport
Inzaghi: Lazio luajti me përulësi dhe sakrificë

Simone Inzaghi e ka lavdëruara përulësinë dhe sakrificën kolektive te skuadra e Lazios, pas fitores kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Biancocelestët shënuan fitore prej 3-1 në ndeshjen hapëse në kuadër të Grupit F, në garën më të madhe evropiane për klube.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Më pëlqeu përulësia me të cilën u përballëm me një kundërshtar shumë të fortë, sepse nga mesfusha përpara, ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, me potencial të pamasë”.

“Bëmë një lojë të shkëlqyer me një sakrificë kolektive dhe pastaj i lënduam kur i patëm rastet”.

“Kemi nevojë për përulësi, t’i rikthejmë disa nga lojtarët që kanë munguar në javën e kaluar dhe fatkeqësisht, kjo ka ndodhur shpesh në vitet e fundit”, ka deklaruar Inzaghi për Sky Sport Italia.

The post Inzaghi: Lazio luajti me përulësi dhe sakrificë appeared first on FaktePlus.

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net