Opoja.net

iPhone 12 do të vijë në katër versione, më i liri me çmim prej 649 dollarësh

Ndër vite, Apple gradualisht ka rritur çmimet e iPhonëve të saj. Megjithatë, ka disa lajme të mira sepse sipas një postimi në Twitter të Jon Prosserit nga FrontpageTech, iPhone 12 mund të startojë me çmim disi të përballueshëm, shkruan ubergizmo. Sipas postimit, iPhone 12 mund të startojë me çmim prej 649 dollarë (rreth 585 euro), transmeton Koha.net. Po ashtu, postimi sugjeron se këtë vit mund të lansohet katër modele të iPhone 12-shit dhe se modeli bazë nuk do të jetë pasardhësi i iPhone 11-shit. Modeli bazë iPhone 12 do të jetë version më i vogël me ekran 5.4-inçësh. Gjithashtu, postimi i Prosserit zbuloi edhe çmimet e iPhonëve të tjerë, ku iPhone 12 me ekran 6.1-inç do të ketë çmim më të shtrenjtë se paraardhësi i tij prej 749 dollarë (50 dollarë më shumë), ndërsa iPhone 12 Pro do të kushtojë 999 dollarë dhe iPhone 12 Pro Max prej 1,099 dollarë. Ai po ashtu ka shkruar se veçoria 5G do të jetë e pranishme në tërë këtë seri. Been seeing some reports speculating on iPhone 12 prices, so I asked my sources 5.4 iPhone 12 D52GOLED / 5G2 cam$6496.1 iPhone 12 D53GOLED / 5G2 cam $7496.1 iPhone 12 Pro D53POLED / 5G3 cam + LiDAR$9996.7 iPhone 12 Pro Max D54POLED / 5G3 cam + LiDAR$1,099— Jon Prosser (@jon_prosser) April 30, 2020The post iPhone 12 do të vijë në katër versione, më i liri me çmim prej 649 dollarësh appeared first on Gazeta Express.,

Kur është koha më e mirë për të postuar në Instagram

Merlinda Guraj

Si të organizoni siç duhet desktopin tuaj

Opoja.net

Shikoni këto koleksione të bukura të sfondit të Windows 11

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net