Opoja.net

iPhone 7 rezistent, por jo i mbrojtur ndaj ujit

Teknologji
iPhone 7 rezistent, por jo i mbrojtur ndaj ujit

iPhone 7 zyrtarisht është rezistent ndaj ujit, por ai nuk është i mbrojtur ndaj tij.

Kjo do të thotë se nuk mund të hyni në pishinë dhe të bëni foto me kamerën e tij, raporton Business Insider.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të mërkurën, Apple ka bërë të ditur se iPhone 7 ka IP67 rezistent ndaj ujit, që do të thotë se mund të punojë teknikisht në një thellësi prej 1 metër nën ujë në kohëzgjatje prej 30 minutave, transmeton Koha.net.

Kjo është një kohë e gjatë nëse telefoni bie në ujë aksidentalisht. Megjithatë, Apple nuk do të mbulojë dëmtimet nga uji të iPhone 7 dhe nuk ju jep garanci, prandaj është më mirë që ta mbani aty larg ujit.

Nëse iPhone 7 do të ishte i mbrojtur ndaj ujit atëherë mund ta përdornit edhe në një thellësi e kohëzgjatje më të madhe nën ujë. Por, ai nuk është “ëater proof”, prandaj mos e përdorni atë kur zhyteni në thellësi të mëdha.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net