Opoja.net

IPKO nuk do t’i shitet Telekomit të Serbisë

Kosova
IPKO nuk do t’i shitet Telekomit të Serbisë

Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka raportuar në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO.

Anëtari i Bordi të ARKEP-it (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), Shqiprim Pula, ka thënë se ai personalisht është kundër që Telekomi i Serbisë ta blejë kompaninë IPKO.
“Nuk vije në shprehje që ata të hyjnë në Republikën e Kosovës, për aq sa unë jam këtu. E kam thënë edhe atëherë, po e përsërisë sërish. Nuk e them këtë as për patriotizëm, as për medialisht, as asgjë, fundja fundit, unë jam një person Teknik në Autoritet, ju jeni politika, ju mund të flsini edhe për interes të politikës, edhe për interes të vendimmarrjes, edhe për interes partiak, ekonomik, për aq sa na takon neve si autoritet ajo nuk ndodh”, ka thënë Pula.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Pula ka thënë se ka përfolje të shumta se kush mund ta blejë IPKO-n por se deri tani nuk ka një emër në tavolinë.

“Ka përfolje të shumta të biznesmenëve vendorë e ndërkombëtarë. Ajo çka përflitet në media është edhe për atyre ofertuesve. Nuk e kam marrë mundin me komentu asnjë nga emrat, pasi asnjë emër nuk e kam zyrtarisht në tavolinë”, ka deklaruar Pula.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net