Opoja.net

Ish futbollisti i Man Utd del pozitiv në testin për koronavirus

Sport
Ish futbollisti i Man Utd del pozitiv në testin për koronavirus

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Ish-mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini, është futbollisti i fundit që ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, raporton Express.

32-vjeçari, i cili aktualisht luan në Superligën Kineze për Shandong Luneng, u testua pozitiv për Covid-19 të premten, sapo u kthye me tren në qytetin Jinan.

Tani ai është në izolim në spitalin e Jinanit, i cili është specializuar në sëmundjet infektive.

Vet mesfushori e ka konfirmuar infektimin me COVID-19.

“Të dashur miq, unë jam testuar për Koronavirus dhe rezultati im i testit është pozitiv. Faleminderit tifozëve, stafit mjekësor dhe klubit për kujdesin dhe vëmendjen e tyre. Do të ndjek trajtimin dhe shpresoj të kthehem në lojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutem të gjithëve, qëndroni të sigurt!”, shkroi ai në Instagram.

Pandemia e Koronavirusit pati një ndikim të menjëhershëm në botën sportive, sa detyroi të gjitha Federatat e disiplinave të ndryshme të ndërpresin evenimentet madje edhe stërvitjet e skuadrave.

Edhe UEFA e ka shtyrë Kampionatin Evropian për vitin 2021.

Loading...

Mos i humb

Dy skuadra të mëdha e dëshriojnë Xherdan Shaqirin

Opoja.net

Si mund të përfundoj La Liga? Këto janë tri opsionet

Opoja.net

Një milion euro nga Lionel Messi për të luftuar koronavirusin

Opoja.net

La Liga merr vendim të dhimbshëm

Opoja.net

Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni

Opoja.net

Suspendohen Lojërat Olimpike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net