Opoja.net

Ish-kreu i kushtetueses: Ramush Haradinaj ka gjasat më të mëdha që të zgjidhet president

Kosova
Ish-kreu i kushtetueses: Ramush Haradinaj ka gjasat më të mëdha që të zgjidhet president

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se Ramush Haradinaj ka gjasat më të mëdha që të zgjidhet president.

Hasani ka thënë se në konjkturat e tanishme politike, Ramush Haradinaj mund të fitojë pa problem në garën për president të Kosovës.

“Unë besoj se në konjukturat çfarë janë, Ramushi e fiton dhe mundet me fitu pa asnjë problem”, është shprehur ai.

Profesori universitar i së Drejtës Ndërkombëtare Publike është shprehur se nëse jo me të parën, atëherë Haradinaj mund të fitojë me të tretën herë dhe të marrë 61 vota.

“Konjukturat politike nuk krijohen me dhe lidhur me postin e presidentit, krijohen me dhe lidhur me statusin ose gjendjen kundrejt GJykatës Speciale, fazës së implementimit të marrëveshjes së Uashingtonit, dialogu me Serbinë, dhe besoj se edhe kjo i shkon në favor Ramushit. Konjukturat unë besoj se janë të atilla që gjasat më të mëdha janë që Ramush Haradinaj mund të fitojë. Unë besoj se nëse jo me të parët atëherë me të tretën do të zgjidhet pa problem me 61 vota”, ka thënë Hasani.

Kur pritet të përfundojë gjysmëvjetori i parë?! Vendimi i papritur!

Opoja.net

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Opoja.net

Moderna thotë se është arritur 100% efekti i vaksinës kundër COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net