Ish-ministrja e Drejtësisë akuzon Qeverinë Hoti për injorim të kërkesave të Shërbimit Korrektues

Kosova
Ish-ministrja e Drejtësisë akuzon Qeverinë Hoti për injorim të kërkesave të Shërbimit Korrektues

Haxhiu akuzon Qeverinë Hoti për injorim të kërkesave të Shërbimit Korrektues.

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, se po injoron kërkesat e Shërbimit Korrektues të Kosovës në lidhje me përfshirjen e stafit të saj në pakon emergjente.

Ajo në një postim në Facebook ka kujtuar se në kohën sa ishte ministre, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues, por me ardhjen e Hotit në pushtet një gjë e tillë nuk është duke ndodhur më dhe si e tillë është e papranueshme.

Postimi i plotë:

Në kohën sa drejtoja Ministrinë e Drejtësisë, i kemi kushtuar vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues të Kosovës, madje në planin legjislativ kemi paraprarë procedimin pa vonesë të ligjit të veçantë për SHKK, me qëllim të trajimit të dinjitetshëm të tij.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Duke pasur parasysh rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID 19 në institucionet korrektuese, jemi angazhuar shumë që virusi të mos prek të bur’gosurit dhe për këtë rol të veçantë kanë pasur stafi i SHKK që me punën e tyre e kanë mundësuar menaxhimin e këtij shërbimi dhe kanë mbrojtur jetën dhe shëndetin e të bur’gosurve.

Aso kohe nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me virusin COVID – 19.

Duke pasur parasysh punën e palodhshme të SHKK, ne kemi përfshirë stafin korrektues në pakon emergjente.

Tani, Qeveria aktuale po i injoron në trajtim dhe injorim i kërkesave të tyre është i papranueshëm. Për një shtet, shërbimi korrektues është shumë i rëndësishëm prandaj duhet trajtim i dinjitetshëm i tij.

Në kohën sa drejtoja Ministrinë e Drejtësisë, i kemi kushtuar vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues të Kosovës, madje në planin legjislativ kemi paraparë procedimin pa vonesë të ligjit të veçantë për SHKK, me qëllim të trajtimit të dinjitetshëm të tij.

Duke pasur parasysh rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID 19 në institucionet korrektuese, jemi angazhuar shumë që virusi të mos prekë të burgosurit dhe për këtë rol të veçantë kanë pasur stafi i SHKK-së që me punën e tyre e kanë mundësuar menaxhimin e këtij shërbimi dhe kanë mbrojtur jetën dhe shëndetin e të burgosurve.

Aso kohe nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me virusin COVID – 19.

Duke pasur parasysh punën e palodhshme të SHKK, ne kemi përfshirë stafin korrektues në pakon emergjente.

Tani, Qeveria aktuale po shpërfill dhe po i injoron kërkesat e SHKK dhe kjo është e papranueshme.

Për një shtet, shërbimi korrektues është shumë i rëndësishëm prandaj duhet trajtim i dinjitetshëm i tij.

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

Opoja.net

10 përqindëshi nga Trusti kur mund të tërhiqet?

Opoja.net

Vjen reagimi nga komuna e Kamenicës pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë

Opoja.net

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Opoja.net

950 zyrtarëve do t’u hetohet pasuria, Presidenti Thaçi në mesin e tyre

Opoja.net

Humb jetën tragjikisht djali i dëshmorit nga Deçani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net