Opoja.net

Italia e frikshme, Conte i jep leksion Spanjës (Video)

Sport
Italia e frikshme, Conte i jep leksion Spanjës (Video)

“Spanja është superior ndaj Italisë”, kjo ishte fraza që dëgjohej nga të gjithë para ndeshjes, por në fakt në fund kanë buzëqeshur italianët.

Skuadra e Antonio Contes bën mrekullinë duke fituar 2-0 ndaj më shumë meritë ndaj kampionëve të Spanjës, në një ndeshje të dominuar nga të kaltrit.

Pjesa e parë ishte totalisht e italianëve me shumë mundësi për të kaluar në avantazh. Janë plotë 7 mundësi shënimi, kundër 2 të spanjollëve, ndërkohë që në këtë pjesë erdhi dhe goli i vetëm i ndeshjes.

Eder ekzekutoi një goditje dënimit që u prit nga De Gea, por më pas Chiellini ishte i gatshëm për ta dërguar në rrjetë. Edhe pas golit italianët kishin shumë mundësi shënimi, ndërkohë që Spanja u zgjua vetëm në pjesën e dytë, por Buffon bëri mrekullinë pas gjuajtjeve të Iniestës dhe Pique.

Në ufndin e ndeshjes Pelle vulosi shifrat ashtu si ndaj Belgjikës. Në çerekfinale Italia do të përballet me Gjermaninë në një sfidë që pritet të dhurojë shumë emocione.

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net