Izolohet i gjithë fshati pas rishfaqjes së sëmundjes vdekjeprurëse

Rajoni
Izolohet i gjithë fshati pas rishfaqjes së sëmundjes vdekjeprurëse

Rishfaqet sëmundja vdekjeprurëse, për këtë shkak u izolua një fshat i tërë.

E përditshmja italiane “La Repubblica” bën të ditur se vdekja e një personi nga murtaja bubonike, që përhapet nga brejtësit, ka alarmuar menjëherë qeverinë kineze.

Autoritetet kanë izoluar fshatin Suji Xincun, ku banonte viktima, në Mongolinë e Brendshme.

Autoritetet në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme kanë vendosur një fshat të tërë në izolim pas vdekjes së një banori të shkaktuar nga murtaja bubonike.

Vdekja u raportua tek autoritetet Baotou të dielën e kaluar dhe konfirmimi i diagnozës arriti të enjten, njoftoi Komisioni Shëndetësor i Komunës së Baotou.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Autoritetet izoluan fshatin Suji Xincun, ku banonte viktima.

Testet e kryera mbi të gjithë fshatarët deri më tani kanë qenë negative.

Nëntë persona që kishin rënë në kontakt të ngushtë me pacientin e ndjerë dhe që ishin vendosur në karantinë ishin gjithashtu negativë, siç ishin edhe 26 persona të tjerë që kishin pasur kontakte indirekte.

Më 8 korrik, autoritetet e të njëjtit rajon mbyllën disa vendpushime turistike pas konfirmimit të një rasti të murtajës bubonike në Bayannur.

Pesë pika turistike panoramike u ndaluan për vizitorët, së bashku me të gjithë rajonin përreth.

Në Nëntor 2019, gjithashtu në Mongolinë e Brendshme, pati disa raste të murtajës bubonike dhe pulmonare, të lidhura me brejtës.

Ajo transmetohet nga konsumimi i mishit të tyre si lepuri i egër, apo ketri.

Kosova me ngecje të lartë në mësimnxënie 

Opoja.net

Johnson paralajmëron valën e dytë të koronavirusit në Britani

Opoja.net

Vdes gjykatësja Ginsburg – zëri i të drejtave të grave në SHBA

Opoja.net

Tensionet mes Kinës dhe SHBA-së, çfarë po ndodh mes dy superfuqive botërore

Opoja.net

Fauci jep këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Opoja.net

Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit, në ‘duart’ e partive politike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net