Opoja.net

Ja çfarë kishte ndodhur në vend kur presidenti kishte dhënë dorëheqje

Kosova
Ja çfarë kishte ndodhur në vend kur presidenti kishte dhënë dorëheqje

Kosova ka mbetur sot pa president, sot pasi kreu i shtetit Hashim Thaçi njoftoi për dorëheqjen pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte nga Specialja.

Rrjedhimisht, ashtu siç e saktëson edhe Kushtetuta, në krye të shtetit do të qëndrojë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kushtetuta thotë se Osmani mund të udhëheq shtetin në gjysmë viti e nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova ka mbetur pa president, pasi që kreu i shtetit ka dorëzuar dorëheqjen.

Njëjtë kishte ndodhur edhe me rastin e Behgjet Pacollit.

Pacolli ia kishte dorëzuar detyrën e presidentit, kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Jakup Krasniqit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të paligjshëm presidentin Behgjet Pacolli, për shkak të shkeljeve ligjore nga ana e deputetëve në ditën e zgjedhjes së tij.

“Me kërkesë të presidentit të deritashëm, Behgjet Pacolli, për shkaqe objektive, dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nga Behgjet Pacolli te kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, nuk do bëhet ditën e shtunë, datë 2 prill, siç ishte planifikuar, por do të bëhet të hënën, datë 4 prill 2011, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit.”, ishte bërë e ditur në njoftimin e atëhershëm.

Megjithatë, nuk dihet se nga kush nga kabineti i Thaçit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani pritet të pranojë postin e të parit të shtetit.

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net