Opoja.net

Ja kush është 9-vjeçarja që habiti Apple

Teknologji
Ja kush është 9-vjeçarja që habiti Apple

Një australiane me origjinë indiane nuk ka përfunduar ende shkollën fillore, por është programuesja më e re e “Worldëide Developer Conference”.

9-vjeccarja Anvitha Vijay, ka qenë ylli i konferencës së organizuar nga Apple, ku takohen çdo vit krijuesit më të suksesshëm dhe të talentuar të aplikacioneve për sistemin iOS. Gjuhën e programimit ka nisur ta mësojë që në moshën 7-vjeçare përmes video-tutorialeve në Youtube. Ka disa muaj që ka përfunduar aplikacionin e vet, të quajtur “Smartkins animals”, një aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.

Talenti i saj ka tërhequr vëmendjen e Apple që e ka përfshirë në programin e vet të stimulimit të programuesve të rinj, ku jep 350 bursa për më të suksesshmit.

Vogëlushja ka habitur të gjithë, përfshirë këtu edhe numrin një të Apple, Tim Cook. Ai thotë se nuk e priste që mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin elementar.

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net