Opoja.net
Meka Mish

Ja pse Shaqiri nuk po aktivizohet me Liverpool

Ish-mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Glen Johnson, i cili luajti përkrah Xherdan Shaqirit në Stoke City sezonin e kaluar, ka pohuar se kosovari i Zvicrës mbase është duke u lënë jashtë formacionit të të kuqve nga Jurgen Klopp për arsyeje disiplinore.

Shaqiri ka qenë shpesh zëvendësuesi i parë i Liverpoolit në pjesën e parë të këtij sezoni kur nuk luante si titullar, por që prej 24 shkurtit nuk ka luajtur, ndërsa hera e tij e fundit si titullar ishte në janar.

Ish-bashkëlojtari i tij Johnson foli për situatën e Shaqirit në BBC Radio 5.

“Kur gjërat shkonin mirë, ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe luante shumë mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai nuk tregonte cilësitë. Ishte e qartë”, tha Johnson për BBC.

I pyetur nëse Shaqiri është në disponim të keq për shkak se nuk po luan kohëve të fundit, Johnson shtoi: “Ka shumë mundësi që po. Jurgen nuk merret me këtë, i jep fund”, transmeton Gazeta Express

27-vjeçari nga Kosova nuk njihet për sjellje të keqe, por se a ka të drejtë Johnson apo jo mbetet të shihet.

I pyetur nëse Shaqiri do të mund të kishte “një acarim” sepse nuk po i jepet koha për lojë, Johnson tha: “Me shumë gjasë, Jurgen Klopp nuk do të merrej me të – ai do ta vendoste atë në shtrat”.

Shpresojmë se ai e ka gabim dhe Shaqiri do të rikthehet në formacionin e Kloppit në javët në vazhdim.

Mos i humb

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Opoja.net

Avdijaj largohet nga Debreceni, rikthehet në Zvicër

Opoja.net

Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te Spal

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net