Ja sa është pesha mesatare e njeriut!

Shëndeti
Ja sa është pesha mesatare e njeriut!

Në botë jetojnë më shumë se shtatë miliardë njerëz dhe të gjithë ata duhen të ushqehen. Megjithatë, nevojat energjetike varen jo vetëm nga numri i pjesëtarëve, por edhe nga masa mesatare.

Duke përdorur të dhënat e Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hulumtuesit nga London School për higjienë dhe mjekësi tropikale kanë vlerësuar që popullata e rritur njerëzore është e rëndë 287 milionë tonelata, prej të cilëve 15 milionë kanë të bëjnë me peshën e tepërt trupore, ndërsa 3.5 milionë me trashësinë.

Masa mesatare trupore në nivel botëror është 62 kilogramë, ndërsa Amerika Veriore ka masën më të madhe trupore nga të gjitha kontinentet, me masën mesatare trupore prej 80.7 kg.

Amerika Veriore përbën vetëm 6 për qind të popullatës botërore, por 34 për qind të masës trupore botërore për shkak të trashësisë, transmeton Koha.net. Përkundër kësaj, në Azi jetojnë 61 për qind të popullatës botërore por ky kontinent përbën vetëm rreth 13 për qind të masës trupore botërore për shkak të trashësisë.

Ky hulumtim është i rëndësishëm sepse tregon masën trupore dhe jo vetëm numrin e banorëve në planet kur merret parasysh ndikimi ekologjik i racës njerëzore. Të gjithë e dinë që rritja e popullatës paraqet kërcënim për qëndrueshmërinë ekologjike, ndërsa ky studim tregon që edhe trashësia është kërcënim po aq serioz.

Popullata botërore vazhdon të rritet – Kombet e Bashkuara vlerësojnë që deri në vitin 2050 do të ketë 8.9 miliardë banorë në botë.

Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar

Opoja.net

Këtë vit 250 raste të reja me kancer të gjirit, pandemia ndikoi edhe në aspektin psikologjik

Opoja.net

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – çfarë duhet të bëni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net