Opoja.net

Ja se si të ndaloni përditësimet automatike në Windows 10

Teknologji
Ja se si të ndaloni përditësimet automatike në Windows 10

Që kur debutoi Microsoft Windows 10 është mbështetur tek përditësimet e shpejta dhe automatike.

Së fundi pas shumë kritikash prë përditësime të paqëndrueshme, kompania solli një funksion ku përdoruesit mund të ndalojnë përkohësisht përditësimet.

Megjithatë Microsoft lejon ta bëni këtë vetëm për një muaj dhe funksioni është dizajnuar për tu ndihmuar të shmangni përditësime problematike.

Me pak fjalë duhet të jeni të kujdesshëm sesi e përdorni.

Ja sesi të ndaloni përditësime automatike në Windows 10

Hapni Settings dhe navigoni në Update and Security

Klikoni në Windows Update

Opsioni i parë që duhet të kërkoni është Pause Updates for 7 Days

Nëse doni të ndaloni përditësimet për më shumë sesa kaq, klikoni Advanced Options poshtë opsionit.

Do të gjeni një fushë tjetër Pause Updates e cila ju lejon të zgjidhni cilën datë dëshironi për ti shtyrë përditësime në 35 ditët e ardhshme.

Një prej arsyeve pse Microsoft nuk lejon ndalimin më tej të përditësimeve është sepse kompania çdo muaj dërgon përditësime sigurie të nevojshme për sigurinë e kompjuterit tuaj Windows 10.

Loading...

Mos i humb

Gjashtë pajisjet që shpenzojnë më së shumti rrymë në shtëpi

Opoja.net

Shefi i Google-it bën thirrje për rregullore mbi inteligjencën artificiale

Opoja.net

Si të gjeni se kush ju përgjon celularin me katër kode

Opoja.net

Zbuloni si ta kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp

Opoja.net

Ndryshimi i fundit i Instagram-it për mesazhet në DM

Opoja.net

Ligjet më qesharake për shoferë në botë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net