Opoja.net

Janë shfaqur imazhet e GoPro Max, ende të pa lansuar

Teknologji

Së fundmi u zbuluan specifikat e kamerës së ardhshme Hero 8 të GoPro.

Sidoqoftë, siç rezulton, Hero 8 mund të mos jetë kamera e vetme në formacionin e GoPro sepse sipas ekipës së Photo Rumors, ata kanë marrë fotografitë e një kamere tjetër GoPro e cila me sa duket do të njihet si GoPro Max.

Siç mund ta shihni në foton më lart, GoPro Max duket e njohur.

Nëse po pyesni pse ju duket e njohur, kjo është për shkak se GoPro disa vjet më parë kishte lansuar GoPro Fusion, një kamerë e krijuar për të ndihmuar në kapjen e pamjeve 360 shkallë në video.

Besohet se GoPro Max do të jetë pasardhësi i GoPro Fusion, por cilat janë saktësisht ndryshimet, është e paqartë.
Fotografitë e kamerës janë marrë në Ministrinë Japoneze të Komunikimeve, ku ishte regjistruar.

Është vërejtur gjithashtu se kamera është regjistruar edhe në FCC.

Kjo sugjeron që kamera mund të jetë duke u afruar me një lansim. /Telegrafi/

Mos i humb

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Kushtrim Guraj

Google sjell numërimin e fjalëve në Google Docs

Opoja.net

Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Opoja.net

Disqet parashikohet të tejkalojnë shitjet e CD-ve, për herë të parë që nga viti 1986

Opoja.net

Apple do ta prezantojë iPhone 11, drejtpërdrejt në YouTube

Opoja.net

Facebook pranon se ka qenë duke dëgjuar zërin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net