Opoja.net

Java e fundit e nëntorit me ngrica e vranësira të pjesshme

Kosova
Java e fundit e nëntorit me ngrica e vranësira të pjesshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në javën e fundit të nëntorit parashihet të jetë mot kryesisht i qetë.

Sipas njoftimit në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHMK thotë se mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Punëtorët e KEK-ut konsiderojnë se protestat janë të pashmangshme

Kushtrim Guraj

Kur pritet të përfundojë gjysmëvjetori i parë?! Vendimi i papritur!

Opoja.net

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net