Jep dorëheqje kabineti qeveritar në Liban

Rajoni
Jep dorëheqje kabineti qeveritar në Liban

Kabineti qeveritar në Liban ka dhënë dorëheqje pas shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit javën e shkuar, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, raporton AP.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Sassan, duke folur me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë të hënën, që erdhi pas dy ditë demonstratash përgjatë fundjavës dhe që sollën trazira në vend, ka njoftuar se “e gjithë qeveria ka dhënë dorëheqje”.

Shpërthimi i fuqishëm i 4 gushtit shkatërroi Bejrutin duke lënë të vdekur së paku 200 persona e mijëra të plagosur.

Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr të shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni.

Materiali ishte deponuar në port që nga 2013-a pavarësisht shumë paralajmërimeve për rrezik.

Dosja FinCEN: Gjithçka që duhet të dini për rrjedhjen e këtyre dokumenteve 

Opoja.net

Ky shtet është kundër vaksinimit të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare

Opoja.net

Çfarë e tërhoqi investitorin holandez të investonte në Kosovë?

Opoja.net

Boehler: Epokë e re në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Serbisë

Opoja.net

Këmbëngulja e SHBA-së, kontrast i BE-së 

Opoja.net

Si duhet të reagojnë shkollat në rast të përhapjes së koronavirusit?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net